
Leonardo DiCaprio ka zbuluar se nuk e ka rishikuar asnjëherë filmin e tij të vitit 1997, “Titanic” gjatë një bisede publike me Jennifer Lawrence.
Kur u pyet nga Lawrence gjatë Variety dhe CNN “Actors on Actors”, aktori 51-vjeçar u përgjigj shkurt: “Jo, nuk e kam parë prej shumë kohësh.”
Lawrence, 35 vjeçe, këmbënguli me humor: “Duhet ta shohësh. Tani mund ta shikosh thjesht si film, është aq i mirë!”
DiCaprio shpjegoi më tej se ai nuk i shikon filmat e tij, edhe pse pranoi se ka parë “disa”.
Më pas, ai e pyeti Lawrence nëse ajo rishikon ndonjë nga filmat e saj. Aktorja u përgjigj “jo”, duke shtuar me të qeshur: “Unë s’kam bërë kurrë diçka si ‘Titanic’. Po ta kisha bërë, do ta shikoja.”
Megjithatë, fituesja e Oscar-it pranoi se hera e fundit që pa një film të sajën ishte në rrethana jo fort të bukura, tha se e kishte rishikuar “American Hustle” (2013), ndërsa ishte e dehur.
“Isha si: ‘Vallë jam e mirë në aktrim?’ e vura filmin… dhe nuk mbaj mend çfarë përgjigjeje mora,” tregoi ajo.
Në të njëjtën bisedë, Lawrence ndau edhe një episod tjetër komik nga sheshi i xhirimeve: ajo tha se kishte marrë gabimisht Ambien (qetësues për gjumë) para se të shkonte në punë, gjë që e bëri të kishte halucinacione gjatë një skene të rëndësishme.
“Ishte një skenë kërcimi me Phillip Seymour Hoffman, te filmi i dytë i ‘Hunger Games’, dhe unë kisha halucinacione,” rrëfeu ajo. Sipas saj, incidenti i krijoi vështirësi me “pjesën e trurit” që lidhet me memorizimin, teksa përpiqej të mbante mend replika.
View this post on Instagram
