
Shpesh mendojmë se janë aksesorët çanta që e mbajmë në krah apo çizmet që zgjedhim ato që e bëjnë një veshje “trend”. Por e vërteta është se shumëçka vendoset nga paleta e ngjyrave. Dhe këtë dimër ka një tonalitet që duhet patjetër të hyjë në gardërobë: kafeja çokollatë.
Është një ngjyrë neutrale që, çuditërisht, nuk merr gjithmonë të njëjtën vëmendje si e zeza, bluja navy apo grija. Mund të jetë e thellë dhe intensive, por edhe e butë e delikate, në varësi të nuancës që zgjedh. Shumë e kanë përfshirë te xhaketa e sezonit, por tani kafeja çokollatë ka “zbritur” edhe te pjesët e tjera dhe ndër më surprizueset janë xhinset.
Po, xhinset ngjyrë çokollatë janë shfaqur fuqishëm këtë sezon dhe shumë marka i kanë futur në koleksionet e tyre. Mjafton një xhiro e shpejtë në Instagram për ta kuptuar: kjo është ngjyra që po dominon veshjet e momentit. Pyetja është: si t’i veshim bukur dhe cilat modele ia vlejnë?
Kjo ngjyrë ka një avantazh të madh: dukët elegante pa u sforcuar, shkon me shumë tonalitete dhe krijon menjëherë një pamje më “të ngrohtë” e më të rafinuar se xhinsi klasik blu. Plus, është perfekte për dimër sepse harmonizohet natyrshëm me tekstura si:
-leshi (pulovra),
-kamoshi (mokasinë/çizme),
-palltot camel, krem apo gri.
Si t’i kombinosh për një look “të rregullt”
1) Total look kafe
Një nga kombinimet më të bukura është kafe mbi kafe: xhinse çokollatë me një pulovër në të njëjtën gamë. Nuk duket aspak e tepruar, përkundrazi del shumë e pastër dhe “fashion”.

2) Për një stil më diskret: neutrale të buta
Nëse nuk do të shkosh te total look, kombinoji me:
-gri
-krem
-bezhë
Këto e qetësojnë pamjen dhe e bëjnë shumë të lehtë për ditën.

3) Me këmishë më të errët ose me vija
Një ide elegante dhe e thjeshtë: xhinset çokollatë me një këmishë pak më të errët, ose me vija vertikale në nuanca të buta (p.sh. e verdhë “gjalpë”). Kjo e nxjerr look-un më “smart” pa humbur casual-in.

