
Kur flasim për modën, shprehja “less is more” (pak është më shumë) nuk është thjesht klishe është një rregull që vazhdon të funksionojë perfekt. Në një kohë kur gjithçka duket e mbingarkuar me trende, zbukurime dhe “shumë”, mjafton një veshje e pastër, e thjeshtë për të lënë përshtypjen më të fortë.
Dhe shembulli më klasik i kësaj është fustani i zi. Coco Chanel e bëri simbol me “Little Black Dress”, dhe sot e kësaj dite, ai mbetet “shpëtimtari” i gardërobës: i përshtatshëm për një mbrëmje formale, një darkë të papritur, apo çdo rast kur do të dukesh e kuruar pa e tepruar.
E zeza ka një fuqi të veçantë: e ngre menjëherë pamjen dhe mund të transmetojë siguri, finesë, mister apo edhe një rebelim të lehtë varësisht nga aksesorët dhe mënyra si e stilizon.
Melania Trump e dëshmoi sërish këtë. Në daljen e saj të fundit zyrtare përkrah Donald Trump, ajo u shfaq me një pamje elegante: një fustan i gjatë i zi, i ngushtë, me një prerje që bie në sy jo nga zbukurimet, por nga struktura e shpatullave të theksuara, të “gdhendura” dhe pa mëngë, shumë i pastër në linja.

Pamjen e kompletoi me:
këpucë klasike të zeza (décolleté)
flokë të lëshuara, të kthyer anash në onde të buta
Stili i Melania Trump ka qenë gjithmonë një kombinim i klasikes së rafinuar me një lloj “teatraliteti të kontrolluar”: silueta të sakta, prerje të rregullta dhe ngjyra të forta, pa shumë lojëra.
Por këtë herë, ajo shkoi edhe më tej në drejtim të thjeshtësisë ndoshta look-u më diskret që e kemi parë deri tani. Një imazh që të jep ndjesinë e prezencës dhe vetëkontrollit, pa pasur nevojë për asnjë element të ekzagjeruar.
