Prej ditësh, thashethemet nuk kanë pushuar: a ka nisur një romancë e re mes Stefano De Martino dhe Rocío Muñoz Morales? Tani, zërat po marrin edhe më shumë forcë, sepse kanë dalë foto të reja që të paktën sipas kronikave rozë do të ishin prova e një “historie të fshehtë”.

Sipas revistës Diva e Donna, të dy janë fotografuar nga paparacët para portës së shtëpisë së De Martino-s, por në momente të ndryshme. Thuhet se prezantuesi napolitan është kthyer në banesën e tij rreth orës 21:50, ndërsa Rocío do të kishte dalë prej aty në mes të natës, rreth katër orë më pas. Një “timeline” e tillë mjaftoi që rrjetet të shpërthejnë sërish me aludime.

Edhe sepse, sipas artikullit, të dy janë beqarë. De Martino, gjithmonë sipas kronikave, u nda nga Caroline Tronelli pas çështjes së videove intime të vjedhura. Ndërsa Rocío, pas skandalit të quajtur “occhi spaccanti”, i ka dhënë fund lidhjes me Raoul Bova, me të cilin ka edhe dy vajza.

Deri tani, as Stefano dhe as Rocío nuk kanë komentuar fotot e reja. Megjithatë, thuhet se zërat për afërsinë e tyre po fliten shumë edhe në Spanjë, vendi i Rocío-s. Sipas asaj që shkruan El Mundo, ata mund të jenë “të dashuruar në fshehtësi” dhe nëse është e vërtetë mund ta bëjnë publike gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

Sipas “ekspertëve” të showbiz-it, afrimiteti mes tyre mund të ketë nisur në fillim të vitit 2025, kur Rocío ishte e ftuar në një episod të “Stasera tutto è possibile”, emisioni humoristik që De Martino drejton në Rai 2. Madje, vetëm disa muaj më pas kur skandali që përfshiu Raoul Bova ende nuk kishte shpërthyer kishte nisur të flitej për një “pëlqim të menjëhershëm” dhe një flirt të mundshëm.

Sot, të dy janë sërish në qendër të vëmendjes, me një histori që askush s’e ka konfirmuar, por që paparacët po e ushqejnë çdo ditë me detaje të reja. Dhe në botën e gossip-it, ndonjëherë mjafton vetëm një derë… dhe një dalje në mesnatë, që të nisin të gjithë të ndërtojnë versionin e tyre.