Një lajm i ëmbël ka mbushur sot rrjetet sociale: futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu e njohur edhe si ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2” janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë vetë sulmuesi me ndjekësit përmes një postimi emocional në Facebook, ku publikoi një foto të vogëlushes së sapolindur. Përkrah saj shihej edhe një arush pelushi, ndërsa vëmendjen e mori menjëherë emri i veçantë që çifti ka zgjedhur për vajzën: Miresa.

Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, Daku shprehu mirënjohjen e tij dhe emocionin e këtij momenti:

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!” – shkroi ai, duke etiketuar edhe Vesën.