
DJ-i i njohur KeineMusik, një nga emrat më të spikatur të muzikës elektronike në skenën ndërkombëtare, është parë së fundmi në New York, i shoqëruar nga menaxheri shqiptar Faton Shoshi.
Sipas burimeve, dyshja kanë darkuar në Chez Margaux, një restorant luksoz i njohur për atmosferën elegante dhe klientelën e përzgjedhur.
Chez Margaux konsiderohet ndër adresat më elitare të qytetit, i frekuentuar shpesh edhe nga emra të mëdhenj të showbiz-it global, si Taylor Swift dhe Jennifer Lopez.
Paraqitja e KeineMusik në New York rikujton edhe një herë peshën e tij në skenën elektronike, ndërsa Faton Shoshi vijon të mbetet një prej menaxherëve shqiptarë më aktivë dhe të lidhur me industrinë ndërkombëtare të muzikës.
Çfarë i bëri bashkë? Ende nuk e dimë.
View this post on Instagram
