Ministri Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij, Edi, ishin të ftuarit e Ermal Peçit në programin “Më prit të dielën”. Në një intervistë mes jetës publike dhe asaj familjare, çifti ndau rrëfime rreth momenteve të ndryshme të jetës së tyre. Vala e debatit publik rreth ligjit të barazisë gjinore i përfshiu të dy, teksa ata dhanë komente rreth saj:

Toni Gogu:
“Familja shqiptare i do fort gjinitë, i dallon dhe i mbron fort. Nëse anëtarët e familjes sonë ndihen ndryshe, duan të jetojnë siç dëshirojnë, shteti këtu ka detyrë t’i mbrojë, secili të marrë shërbimet që i meritojnë si qytetar i denjë i këtij vendi.”

Për shkak të lidhjes shpirtërore me besimin, të dy u përfshinë në debatet që ligji “rrezikon” familjen, teksa Edi i përgjigjet Ermalit se si do të ndihej nëse një nga fëmijët ka orientime seksuale që ndoshta bien ndesh me parimet fetare.

Edi Gogu:
“Mund të kemi zemërthyerje, ndoshta s’mund të biem dakord me stilin e tyre të jetesës, por kurrsesi s’do t’ua kursejmë dashurinë.”