
“The Holiday”, komedia romantike e vitit 2006 me regji të Nancy Meyers, që bëri bashkë Cameron Diaz, Kate Winslet, Jude Law dhe Jack Black është klasiku i çdo fundviti, ku familjet, çiftet apo miqtë ulen para ekranit për ta ndjekur. Filmi rrëfen historinë e dy grave që shkëmbejnë shtëpitë e tyre për Krishtlindje, duke përjetuar një aventurë që do t’ju ndryshojë jetën.
Ngjarjet zhvillohen në dy shtëpitë që nuk janë thjesht ambiente, por simbolika më e rëndësishme e filmit. Shtëpiza e vogël angleze e Kate me çati të pjerrët, oxhak, dritare të vogla dhe kopësht me lule, është ndoshta më romantikja e filmave të Krishtlindjes.
Rrethuar nga natyra dhe qetësia, me një mobilim klasik, libra kudo e një ndjesi intime si të jesh në përralla, shtëpia u ndërtua posaçërisht për xhirimet, frymëzuar nga “cottage-t” tradicionale angleze.
Në kontrast të plotë me të vjen shtëpia e Cameron, e cila sjell luksin modern të Kalifornisë nëpërmjet një vile moderne, minimaliste, me hapësira të mëdha dhe teknologji të avancuar. Një mënyrë shumë e gjetur për të përfaqësuar elegancën moderne amerikane, por edhe boshllëkun emocional të personazhit në fillim të filmit, së bashku me ritmin e shpejtë të jetës profesionale.
Pikërisht për shkak të këtij kontrasti, ku ndonjëherë luksi nuk do të thotë përmbushje, e as thjeshtësia boshllëk, “The Holiday” nuk e humb shkëlqimin e tij çdo Krishtlindje!
