
Larg trafikut dhe paparacëve të Los Angeles-it, Kendall Jenner ka krijuar një strehë të vetën në mal, në një vendndodhje që e mban me kujdes “top secret”. Modelja 30-vjeçare, e apasionuar pas interior design, ka vendosur ta ndajë për herë të parë këtë hapësirë përmes një home tour ekskluziv për edicionin amerikan të Architectural Digest. E ndërtuar nga e para, kjo shtëpi pushimi është vendi ku Kendall shkon kur ka nevojë të shkëputet nga ritmi i zhurmshëm i përditshmërisë.
Më shumë se një rezidencë verore, shtëpia e saj në mal është një “flluskë paqeje”. Kendall e përshkruan si vendin ideal për të ngadalësuar, për t’u rilidhur me natyrën dhe për të rikthyer vlerën e kohës së ndarë me njerëzit e saj, qoftë në mbrëmje intime me miqtë, qoftë në momente familjare, me ritme të buta e të qeta.
Për interierin, Kendall ka punuar me arkitekten e brendshme Heidi Caillier dhe, siç tregon vetë, kërkesa e saj e parë ishte e qartë: një shtëpi malore në stil “grandma chic”. Pra, një luks i ngrohtë, i jetuar, nostalgjik, jo i ftohtë dhe jo steril.
View this post on Instagram
Në zemër të hapësirës living open space spikat një divan i madh me motive floreale retro, që e jep menjëherë atë ndjesinë e rehatisë “si te gjyshja”, por në version elegant. Atmosferën e plotësojnë tapetet persiane, boiserie të pikturuara në tonalitete të thella nga jeshil pylli te burgundy, si dhe letra muri me shije vintage që i jep shtëpisë karakter.
Një nga detajet më të veçanta është oxhaku i vendosur edhe në dhomën matrimoniale, ndërsa kuzhina është rustike, funksionale dhe shumë “cozy”, me dysheme me motive shahu dhe elementë guri të ekspozuar. Një tavolinë e madhe druri dominon ambientin, e ndriçuar nga një dritare tavanore që sjell dritë gjatë gjithë ditës.
Për të mos munguar “shpirti”, Kendall ka krijuar edhe një këndi muzike, me një piano origjinale Gibson dhe kitarë, që duket si ftesë e hapur për jam session me miqtë.
Trarë druri të dukshëm, piktura me temë botanike, llampa të varura me dritë të butë, tekstile natyrale, parket me nuancë mjalti dhe oxhakë të tjerë nëpër shtëpi… gjithçka bashkë krijon një ndjesi të ngrohtë, nostalgjike dhe të mbështjellë, rustike por njëkohësisht shumë e rafinuar.
View this post on Instagram
Dhe një detaj që ka bërë xhiron: Kendall, edhe pse ende nuk është nënë, ka përgatitur që tani dhomën e fëmijëve të ardhshëm, me krevate marinari të punuara me porosi.
Ekspertët e interior design e përshkruajnë chalet-in e Kendall si një luks të pashpallur, ku gjithçka vjen nga kujdesi për detajin: mobilje të personalizuara, materiale cilësore, objekte të rralla dhe një ndjesi “memorieje” që e bën shtëpinë të duket e jetuar, jo si showroom.
Çelësi i këtij stili është edhe paleta e ngjyrave: jeshile pylli, burgundy, e kuqe dhe kafe në nuanca të ndryshme, ideale për shtëpitë e malit sepse lidhen natyrshëm me peizazhin dhe krijojnë menjëherë ngrohtësi.
Për ta riprodhuar këtë atmosferë, këshilla kryesore është “shtresëzimi”: tapete, tekstile natyrale, letra muri retro, dru i ngrohtë, drita të zbutura dhe mobilje që duken sikur kanë histori. Jo minimalizëm, por një “teprim i matur” që e bën shtëpinë të rrëfejë.
Në fund, kjo shtëpi malore e Kendall Jenner nuk është thjesht e bukur për sy. Është e menduar si një vend ku trupi dhe mendja marrin frymë. Një strehë që të përqafon me ngrohtësi, ashtu siç duhet të bëjë çdo shtëpi e vërtetë.
