
Elhaida Dani, drejtuesja e Festivalit të RTSH-së për të dytin vit radhazi, ka reaguar së fundmi ndaj kritikave rreth Festivalit. Fillimisht, në një Insta Story, ajo uroi fituesin e festivalit, Alis Kallaci, dhe falenderoi ekipin e saj për punën e bërë:
“Urime Alis për fitoren! Faleminderit ekipit tim që për dy vite radhazi bëri të mundur një festival kaq të madh.”
Më tej, ajo shtoi, ndoshta duke iu referuar edhe kritikës së gazetares Kozerta Kurti, e cila pak ditë më parë iu drejtua me një postim në Facebook me fjalët: “Drejtoresha artistike e Festivalit, Elhaida Dani, zgjodhi të ishte ‘titullar’ në këtë edicion dhe jo prezente”.
Në një Insta Story, Elhaida Dani theksoi se puna e saj nuk gjykohet në zhurmë, por flet vetë me kalimin e kohës:
“Punët nuk gjykohen në zhurmë, por në kohë. Unë pres që puna ime të flasë vetë, sot, nesër dhe pas disa vitesh.”
Në fund, ajo tregon se do të vazhdojë angazhimin e saj në turneun e Notre Dame de Paris në Itali, i cili do të zgjasë deri në vitin 2027:
“Tani është koha të kthehem te jeta ime në skenë: Notre Dame de Paris, nëpër botë, dhe një turne i gjatë në Itali.”

