
Kohët e fundit dyshja Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë parë shpesh bashkë. Ata duket se janë ende në frymën e festave.
Pavarësisht se finalizuan divorcin më herët këtë vit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të takohen herë pas here, së fundmi gjatë një daljeje për pazar festash me djalin e tij, Samuel, gjatë fundjavës.
Sipas burimeve, ata u takuan për të bërë pazar festash së bashku, me fokus tek djali i Benit, Samuel, duke blerë dhurata dhe duke kaluar kohë së bashku.

Ata janë fotografuar duke bërë pazar për festat në Brentwood Country Mart dhe duke drekuar në Farmshop në Brentwood, Kaliforni. Ata vizituan disa dyqane në Brentwood Country Mart dhe më pas u ndalën për drekë në një treg të hapur aty pranë
Kjo dalje e përbashkët vjen rreth dy muaj pas ribashkimit të tyre profesional për filmin “Kiss of the Spider Ëoman”, i cili u prezantua në tetor në Nju Jork. Në premierë, Lopez dhe Affleck pozuan së bashku në tapetin e kuq, pasi ishin bashkëprodhues të këtij filmi muzikor, i bazuar në muzikalin e vitit 1992.
Pavarësisht ndarjes, ajo duket se vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me fëmijët e Affleck, pasi ishte fotografuar edhe më herët në dalje me Samuelin.
