Europa është gati të mirëpresë hotelin e saj të parë me temë Harry Potter, duke u premtuar fansave një udhëtim për tu mbajtur mend në botën e magjistarëve. I krijuar nga partneriteti mes Warner Bros. Discovery Global Experiences dhe Merlin Entertainments, hoteli do të jetë pjesë e një zgjerimi të madh në "LEGOLAND Deutschland Resort" në Günzburg, Gjermani. 

Hoteli ndërthur arkitekturën e kuruar në detaj me elementë përfaqësues të fabulës së “Harry Potter”, për të krijuar një ambient ku vizitorët mund të ndihen vërtet pjesë e historisë.

Dhomat mendohet se do të pasqyrojnë karakteristikat e katër shtëpive të Hogwarts-it, ndërsa shtretërit do të jenë të stiluar sipas atyre të Ron Weasley-t, duke sjellë në jetë detaje të vogla, por tejet përfaqësuese nga filmat. Hapësirat e përbashkëta gjithashtu të frymëzuara nga skena ikonike të serisë, do të shërbejnë si ambiente ku vizitorët mund të çlodhen duke u zhytur në një atmosferë magjike.

Kjo është hera e parë që një hotel i këtyre përmasave dhe një projekt në këtë standart, i kushtohet ekskluzivisht Harry Potter-it. Peter van Roden tregoi se ky projekt ka për qëllim ti bëj fansat të përjetojnë botën e magjistarëve si asnjëherë më parë, duke kombinuar LEGO-t me Harry Potter-in. 

Duke qenë lehtësisht i aksesueshëm me makinë ose tren nga disa qytete të Gjermanisë, hoteli ka atraksione përreth që e bëjnë edhe më interesant. Edhe pse ende pa një datë të konfirmuar hapjeje, njoftimi e ka kthyer projektin në një destinacion të cilin adhuruesit e sagës, mezi e presin.