
Albano Bogdo ka folur dhe ka komentuar situatën e artistëve dhe realitetin në Shqipëri, duke renditur disa nga problemet më të mëdha të vendit. Sipas tij, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë burime natyrore, por megjithatë qytetarët vazhdojnë të paguajnë për ujin dhe shumë zona nuk kanë furnizim 24 orë.
“Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për frymë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Në këto lumenj mund të ndërtohen me qindra hidrocentrale dhe mund ta kishim energjinë falas, ndërkohë që fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare.”
Më tej, ai vazhdoi kritikat ndaj kolegëve të tij, duke thënë se shumica e artistëve nuk flasin dhe nuk reagojnë, edhe pse pagat janë të ulëta, kushtet jo të mira dhe hapësira në media ekziston. Sipas Bogdos, ata heshtin nga frika e pronarëve të mediave.
“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për Vitin e Ri: artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy. E vërteta është që ne jemi një komb fatkeq dhe shyqyr që kemi këto festa që të takohemi dhe të puthim njëri-tjetrin.”
