
Si rrallëherë, Bleona Qerreti , e cila mbetet gjithmonë e veçantë, foli edhe kësaj here në mënyrë shumë të ndjerë për ish-partnerin e saj. E ftuar në emisionin Top Story, Bleona, përveç karrierës, preku edhe çështjen e ish-partnerit, të cilin e falënderoi maksimalisht për respektin që ai tregoi ndaj ëndrrave dhe lirisë së saj, duke theksuar se edhe sot mbetet një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj.
“Jam shumë falënderuese për zemërgjerësinë e atij njeriu, i cili e kuptoi se ëndrrat e mia ishin shumë herë më të mëdha sesa marrëdhënia që kishim të dy. Ai për mua do të ngelet gjithmonë një djalë i mrekullueshëm,” u shpreh këngëtarja, duke theksuar se dashuria duhet të vijë pa kompromise.
Më tej, ajo shtoi se ndihej jashtëzakonisht krenare që një nga njerëzit që e mbështeti më shumë për suksesin e saj në Miçigan ishte pikërisht ish-partneri i saj.
“Nuk kishte moment më të bukur se kur njeriu që ndihej më ‘proud’ për mua në Miçigan ishte ish-burri im. Nuk di si ta shpjegoj… Për mua ai ngelet djali me sytë më të bukur në botë. Dashuria, për mua, duhet të jetë e pakompromis,” tha Bleona.
Çështja e ish-partnerit mbetet gjithmonë delikate në jetën e gjithkujt, por është një ndjesi e bukur të dëgjosh kur dy persona arrijnë të mbeten të shëndetshëm dhe respektues me njëri-tjetrin, pavarësisht situatave.
