Ndërpritet papritur transmetimi 24/7 i “Big Brother VIP Albania”: produksioni flet për probleme teknike
Një situatë e pazakontë është regjistruar mesditën e sotme (27 dhjetor 2025), kur transmetimi 24-orësh i “Big Brother VIP” u bë i paqasshëm për një pjesë të abonentëve, me pamje të ndërprera dhe “ekrane të zeza” në kanalet e dedikuara live. 

Pas konfuzionit të publikut dhe aludimeve të menjëhershme në rrjet, produksioni reagoi me një njoftim urgjent, duke sqaruar se ndërprerja lidhet me problematika teknike dhe se ekipi po punon për rikthimin e sinjalit. 

Në reagimin zyrtar theksohet shprehimisht: “Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë.” 

Për të shmangur çdo dyshim mbi ndonjë incident brenda shtëpisë, produksioni shton se monitorimi i brendshëm vijon normalisht dhe se banorët janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga kamerat edhe gjatë ndërprerjes së transmetimit për publikun.

Deri në momentin e njoftimit (publikuar rreth orës 13:21), nuk është dhënë një afat i saktë se kur rikthehet plotësisht sinjali, por është premtuar rikthim sa më i shpejtë.