Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se po e konsolidojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre dhe këtë herë, sinjali vjen nga një traditë e Krishtlindjeve në familjen Kardashian-Jenner.

Sipas një fotoje të publikuar në Instagram Story nga Atiana De La Hoya (njerka e Travis Barker), emri i aktorit është shfaqur i shkruar me glazurë në shtëpinë prej xhenxhefili që familja realizon çdo vit për Krishtlindje një traditë e njohur dhe “familjare” për klanin Kardashian-Jenner.

Në imazhin e postuar, emri “Timothée” shihet menjëherë sipër emrit “Kylie” në çatinë e shtëpisë së ngrënshme, përkrah emrave të pjesëtarëve të tjerë të familjes, përfshirë Kourtney, Kim, Khloé, Rob, si edhe partnerët dhe fëmijët e tyre. Po ashtu, në listë përmenden edhe Kendall, Kris Jenner, partneri i saj Corey Gamble, si dhe MJ (nëna e Kris).

Kjo shtëpi prej xhenxhefili, e ekspozuar çdo vit, zakonisht pasqyron “hartën” e familjes dhe zgjerohet me emra të rinj prandaj përfshirja e Chalamet në këtë detaj simbolik është interpretuar si një shenjë pranimi familjar dhe një hap më “zyrtar” në raportin e tij me Kylie.

Kylie Jenner, 28 vjeçe, që ka dy fëmijë me ish-partnerin Travis Scott vajzën Stormi dhe djalin Aire është në një lidhje me Timothée Chalamet, 29 vjeç, që prej vitit 2023.

Gjatë nëntorit, në media qarkulluan zëra për “krizë” apo ndarje, duke u mbështetur te burime të paidentifikuara që pretendonin se kishte “probleme në parajsë” dhe se çifti ishte ftohur për shkak të angazhimeve të shumta të aktorit në xhirime. Spekulimet u shtuan edhe sepse Chalamet nuk u pa në festën e 70-vjetorit të Kris Jenner.

Megjithatë, burime të cituara nga People kanë këmbëngulur se Kylie dhe Timothée janë ende bashkë dhe se raporti i tyre po shkon “shumë mirë”, duke sqaruar se mungesa e tij në festë lidhej me faktin që ishte jashtë vendit për xhirimet e “Dune: Part Three.”