
Në fundvit, edhe një model i thjeshtë flokësh mund të duket menjëherë “festiv” pa pasur nevojë për ndryshime drastike. Sekreti? Aksesorët e flokëve, ato detaje të vegjël që vendosen te anët e fytyrës, pas koke apo mbi ndarjen e flokut, dhe i japin pamjes atë energji të gëzueshme tipike të festave.
Këtë sezon, trendi është i qartë: elegancë me dritë, jo domosdoshmërisht glam i zhurmshëm. Në lojë hyjnë teksturat (saten, kadife), nuancat (e kuqe, e artë, argjend, e bardhë, por edhe e zezë) dhe detajet (strass, perla, elemente metalike), që e kthejnë aksesorin në protagonist të look-ut.
Më poshtë janë idetë kryesore të frymëzuara nga street style, të cilat mund t’i përshtasësh lehtësisht edhe për një mbrëmje fundviti.
1) Fjongo në flokë: klasik, “evergreen”, por këtë herë më i sofistikuar
Fjongoja mbetet zgjidhja më e lehtë për të bërë një kapje apo gjysmëkapje të duket menjëherë festive. Trendi i këtij viti e do:
në kadife ose saten
në të zezë për minimal-chic
ose në të kuqe të thellë për një efekt elegant, jo “karneval”.

2) Llastikët “jewel”: bishti i thjeshtë, por me një detaj që shkëlqen
Një nga rikthimet më të dukshme është llastiku që duket si bizhu: me pllakë metalike (e artë/argjendi) apo detaj reflektues. Funksionon shumë mirë për:
bisht të lartë me volum
bubble ponytail (me disa ndarje)
apo një bisht të ulët super sleek.

3) Scrunchie
Scrunchie nuk është më vetëm “praktik”; në fundvit kthehet në aksesor të vërtetë sidomos në versionet:
saten
kadife
me dritëza/strass për një efekt të kontrolluar.

4) Kapëset dhe “hair clips”
Kapëset e vogla me efekt bizhuterie (perla, strass, metalik) janë perfekte për mbrëmje sepse:
mund t’i vendosësh në njërën anë kur ndarja është anësore
ose simetrikisht në të dyja anët kur ndarja është në mes.
5) Cerchietto “i fryrë”
Cerchietto i trashë/“padded” sjell një vibe shumë klasike dhe e rregullt. Truku është ta veshësh me:
flokë të lëshuar, të krehur mbrapa
ose me ndarje në mes për një pamje më simetrike e “clean”.
Në saten apo kadife, i jep menjëherë pamjes një sens “event-i”.

6) Molletat në formë ylli
Yjet shfaqen çdo fundvit, por këtë sezon vijnë me një frymë më pop dhe “cool”, shpesh:
me strass
në ari ose argjend
si detaj në flokë të kapur ose të lëshuar.

7) Forcinat
Forcinat (hair pins) janë opsioni më diskret, por street style i përdor si “statement”:
ose shumë (në grup)
ose vetëm 2–3 të vendosura me qëllim.

