Pikëpyetjet rreth destinacioneve për pushimet verore janë zbehur me Antaljan e Turqisë, jugun e Italisë apo Francës dhe Greqinë, që prej vitesh kryesojnë listat e më të preferuarave. Ndërkohë që informacioni rreth aty dimërore, duket më i vakët.

Jo sepse destinacionet alpine janë të pakëta në numër, por sepse ideja rreth ekskluzivitetit të tyre që vjen me një klientelë të përzgjedhur, çmime të konsiderueshme dhe një variant luksi të heshtur, step masën ti vizitojnë.

Pa dyshim që keni dëgjuar për diamantet e apleve si St. Moritz, Zermatt apo Gstaad, por ato nuk janë të vetmet pika në hartë, ku mund të përqëndroni interesin tuaj. Italia dhe Austria ofrojnë një standard të lartë pushimi për turistët, i cili është edhe më lehtësisht i prekshëm.

Courmayeur, Dolomites, San Martino di Castrozza apo Selva di Val Gardena në Itali, mund ti konsideroni si destinacione të cilat ofrojnë atraksione dhe mundësi akomodimi në kufirin e asaj çfarë mund të quhet e përballueshme.

Tyrol, Saalbach dhe Carinthia, rajonet në Austri të preferuara gjerësisht nga turistët, mund të jenë gjithashtu një arratisje e këndshme ku shërbimi i mirë dhe luksi nuk mungojnë. Ndiqni galerinë tonë të opsioneve për më tepër destinacione të mundshme këtë fundvit!