2026-a është porta që pret hapur eventet më elitare nga sporti, arti dhe moda. Me kombinimet e shpeshta të fluturimeve që do të lehtësojnë lidhjen mes destinacioneve, ju mund të jeni pjesë e publikut të gjerë që do të ndjekë këto ngjarje. 

Një nga aktivitetet më ekskluzive sportive dimërore “Snow Polo World Cup, St. Moritz” pritet të zhvillohet mbi liqenin e ngrirë të St. Moritz, duke kombinuar sportin e polo-s me elitën ndërkombëtare që viziton këtë destinacion alpin.

“London Fashion Week” pika e takimit për modën, median dhe industrinë kreative, ku prezantohen koleksionet më të fundit të stilistëve të afirmuar dhe talenteve të reja, si edhe “Festival de Cannes”, festivali më i njohur ndërkombëtar i filmit, vendosin artin dhe modën në 2026-ën në një fron të artë.

“Cheltenham Festival” dhe “Dubai World Cup” janë dy nga garat më prestigjoze të kuajve në botë, njëri që zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, e tjetri në Dubai, të cilat ndërthurin elementin e konkurimit me atë të atmosferës elektrizuese dhe traditave përkatëse.

“Rolex Monte-Carlo Masters” ndërkohë është turneu prestigjoz i tenisit, i cili kombinon sfondin luksoz të Rivierës Franceze me sportin elitar të tenisit. Viti që kënaq preferencat e të gjithëve, duket se do të jetë 2026-a.