
Stenaldo Mëhilli ka ndarë me publikun një nga rrëfimet më intime të jetës së tij, gjatë një bisede emocionale me Stinën, ku foli hapur për një histori dashurie që, sipas tij, e kishte përfshirë aq thellë sa e kishte shkëputur nga realiteti.
28-vjeçari tregoi se në atë periudhë ndjehej i “zhytur” në ndjenja deri në humbje orientimi, duke mos i kushtuar rëndësi asgjëje tjetër përveç asaj që po përjetonte.
Në rrëfimin e tij, Stenaldo kujtoi një moment simbolik gjatë një udhëtimi me tren të shpejtë, që për të mbeti si një kujtesë e asaj gjendjeje emocionale.
“Kam qenë shumë i dashuruar me një vajzë… Një ditë po kthehesha me tren dhe kaloja nga Boni. Ishte një tren dykatësh, me kabina. Rastisa në një dhomë me një zotëri, u ula me të dhe biseduam gjatë,” tregoi ai.
Por ajo që e bën historinë edhe më prekëse është mënyra si e përshkruan veten në atë kohë:
“Isha aq i dashuruar sa nuk doja t’ia dija se çfarë ndodhte; as ku hipja, as ku zbrisja e as ku vritesha,” u shpreh Stenaldo.
