Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë publikisht pas humbjes së vëllait të tij, Eldionit, i cili ndërroi jetë në shtator të këtij viti pas një aksidenti me motoçikletë.

Që nga ajo kohë, artisti kishte zgjedhur heshtjen, duke u tërhequr nga rrjetet sociale dhe duke qëndruar larg aktiviteteve muzikore. Por në një postim të fundit, pas një mungese të gjatë, Gjesti ka ndarë një mesazh falënderimi për ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Në mesazhin e publikuar, ai shprehet se i është dashur kohë për veten dhe familjen, duke e cilësuar këtë distancë si të domosdoshme për të përballuar dhimbjen dhe për të rikthyer qetësinë.

Përveç falënderimeve, Gjesti e ka shfrytëzuar postimin edhe për të uruar Vitin e Ri, me një mesazh të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë: shëndet, lumturi dhe familje, ndërsa “të tjerat bëhen”.

“Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t'iu falënderoj secilin prej juve që më keni ndenjur afër mua dhe familjes time në këtë periudhë shumë të vështirë.

Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me ndejt larg rrjeteve sociale me u marr më shumë me veten dhe familjen time.

Sidoqoqftë, iu kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur mua.

Po e shfrytëzoj rastin me këtë video me ia uru Vitin e Ri të gjithëve, ishalla e keni shëndetin, lumturinë edhe familjen se të tjerat bëhen.

Si përfundim desha të iu tregoj se në vitin 2026 në janar kthehem në muzikë aty ku e kam vendin.

Kështu që ju dua, faleminderit shumë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)