Sipas leximit të tarotit, Katër i Shpatave është karta që “përcakton” energjinë e vitit 2026 për të 12 shenjat. Do të jenë 12 muaj ku mendja kërkon të rafinohet: të stërvitet qartësia, të përpunohet fjala, të ndërtohen ide dhe plane të sofistikuara me logjikë të shpejtë e të mprehtë.

Katër i Shpatave flet për strategji, programim dhe stabilitet, për një mënyrë të menduari që kërkon plan të saktë për çdo hap. Por pyetja mbetet: ku është zemra brenda këtij “drejtkëndëshi” perfekt? Pak më tej, pas gardhit, për të na kujtuar se çdo gjë ka kohën e vet. Edhe zemra e ka momentin e saj, pasi të jenë vendosur vijat e drejta.

Më poshtë, parashikimet shenjë për shenjë, sipas arkanit përkatës të 2026-ës:

Dashi 
Tani që ke mësuar ta mbash kontrollin dhe ta kthesh në forcë, 2026 të kërkon të synosh më lart. Me të njëjtën stabilitet, do të investosh sërish te aftësitë e tua për një objektiv që nuk sjell mirë vetëm për ty, por edhe për ata që janë rreth teje.

Demi 
Të pret “hapi më i gjatë se këmba”, por s’ka pse të të zërë i papërgatitur. Ke gjithçka të nevojshme për ta bërë kërcimin si duhet, sidomos nëse udhëhiqesh nga këshilltarë të besuar. Përgatitu me kujdes: fitorja do të jetë edhe më e ëmbël, për ty dhe për ata që të shoqërojnë.

Binjakët 
Ke dëshirë të surprizosh sërish. Të provosh se di të ndryshosh formë, ta “zbutësh” zjarrin dhe ta modelosh sipas vetes. Ky vit hap një cikël lojërash dhe nisjesh që ndezin diçka brenda teje dhe të çojnë drejt horizonteve që i ke kërkuar prej kohësh.

Gaforrja
2026 tingëllon si një përqafim që të bën të ndihesh në shtëpi: i mbrojtur nga një dashuri e qëndrueshme që të ushqen e të mban. Nëse zemra jote fiton, asgjë nuk të lëkund. Besoji arsyes së shpirtit: ajo di rrugën e duhur.

Luani 
Është viti për të kuptuar “rrugën e zemrës” dhe për t’u përgatitur të ecësh kudo që të çon. Ky vit flet për dashuri të pjekura, ku zbulon jo vetëm gëzimin te tjetri, por edhe nevojën për ta dashur veten duke ditur të japësh. Hapja dhe bujaria do të të kthehen thellë.

Virgjëresha 
Kontroll, vizion, stabilitet dhe përpjekje që shpërblehen me fitore konkrete. Asgjë nuk i shpëton syrit tënd të kujdesshëm: ndërton çdo ditë, ngadalë e me peshë, një “kështjellë” më të pasur. Ti e mishëron fatin tënd.

Peshorja 
Një vit pasqyrë: të ballafaqon me nyjën tënde bazë balancën mes teje dhe botës. Pa rënë në kurthet e atyre që përpiqen të të ndikojnë, me apo pa vetëdije. Ke mundësinë të prishësh “magjinë” dhe të shohësh qartë rrugën tënde, me elegancën që të karakterizon.

Akrepi 
2026 të çon në labirintet e ëndrrave dhe intuitës, për të nxjerrë në sipërfaqe një thesar të ri: një shkëndijë ende e fjetur që do të ndriçojë muajt me ngjyra që s’i ke njohur. Besoji tundimit krijues—këtë vit kreativiteti yt bën xixë.

Shigjetari 
Sfida të reja, fillime të reja: ti je ai që e sfidon kohën dhe kufijtë. 2026 të shpërblen etjen për eksperimente, lojë dhe risi, duke ushqyer intelektin tënd të pashtershëm. Asgjë s’është jashtë mundësive të tua, nëse i jep vetes kohën e duhur për një rritje të mençur.

Bricjapi 
Një vit ku mëson t’i besosh intuitës, duke frenuar ndërhyrjen e pandalshme të mendjes. Ul zhurmën, hiq interferencat, dhe lër që vullneti yt i thellë ai i pavetëdijshmi të udhëheqë hapat e radhës.

Ujori 
Vit për të shijuar me krenari rezultatet e mëdha që arrin të mbyllësh. Është koha të pranosh çfarë ke përballuar për të zbuluar intensitetin e dritës sate. 2026 të fton të përqafosh gëzimin, bukurinë dhe lehtësinë e një buzëqeshjeje që të shoqëron gjatë gjithë vitit.

Peshqit
2026 të tregon se gjithçka që ke arritur deri këtu vetëm sa e konfirmon atë që thellë brenda e ke ditur për veten. Tani që i njeh kufijtë e tu, je gati të shohësh përpara: çfarë do të thotë të guxosh përtej vetes?