
Labubu, lodra koleksionuese “viral” që ka pushtuar rrjetet dhe raftet e koleksionistëve, po shkon në ekranin e madh. Sony po zhvillon një film të bazuar te universi i Labubu, ndërsa regjisori i “Paddington” dhe “Wonka”, Paul King, është i përfshirë si regjisor dhe producent.
Sipas raportimeve, projekti është ende në fazat e para të zhvillimit: ende nuk ka një skenarist të konfirmuar, ndërkohë që King do ta realizojë filmin në bashkëpunim me Department M dhe Wenxin She. Sony i ka siguruar të drejtat kinematografike të IP së Labubu muajin e kaluar dhe po punon me Pop Mart, brandin kinez që e zotëron dhe e menaxhon linjën e lodrave.
Labubu u krijua fillimisht nga artisti me origjinë nga Hong Kongu, Kasing Lung, dhe në fillim u prodhua nga firma How2Work. Popullariteti shpërtheu kur Pop Mart mori përsipër prodhimin dhe shitjen në vitin 2019, duke e kthyer në një nga produktet më të kërkuara në kulturën e koleksionimit.
Dy elementë e shtynë fenomenin përpara:
Së pari, “blind boxes”, pra kutitë surprizë ku nuk e di çfarë modeli ke derisa e hap. Kjo krijoi një treg të dytë ku disa figura shiten me shifra shumë të larta, sidomos online dhe në pop up events.
Së dyti, hyrja e Labubu në “mainstream”, ku u pa si aksesor edhe te emra shumë të njohur të pop kulturës, çka e rriti kërkesën dhe statusin e tij si “it item”.
Nëse filmi ecën siç pritet, Labubu mund të kalojë nga lodër koleksionuese në personazh kinematografik, duke ndjekur logjikën e kohës: gjërat që bëhen obsesion në internet, shumë shpejt kërkojnë një histori edhe në ekran.
@vanityfair It's not just you—Lisa is as #Labubu-obsessed as the rest of us. #lisablackpink #blackpink #whitelotus #lalisa #lalisamanoban ? original sound - Vanity Fair
