
Grida Duma dhe Ervin Salianji kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak të dyshimeve se mes tyre mund të ketë ndodhur një ndarje.
Këto aludime u përforcuan edhe më shumë pasi në Instagram ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Kujtojmë se vetë Grida, pasi u ngacmua në një emision live, deklaroi e bezdisur se nuk ka “negociuar” me askënd dhe se qëndron larg çështjeve “të pushtetshme”, alla Edvin apo alla Ervin.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar kurrë drejtpërdrejt nëse janë çift, apo nëse mes tyre ka pasur një ndarje.


