Dy bebet e para të vitit 2026 kanë ardhur në jetë në maternitetet e kryeqytetit, duke shënuar një fillim simbolik të vitit të ri.

Njëra foshnjë ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Glozheni”, dhe të dyja janë vajza, të cilat gëzojnë shëndet të mirë bashkë me nënat e tyre. Sipas mjekëve të dyja bebet gëzojnë shëndet të plotët së bashku me nënat e tyre.