Miri ka qenë gjithmonë kundër rrymës në mënyrën si e ka menaxhuar famën: pak fjalë, pak dalje, shumë hermetik. Ndryshe nga shumë figura të skenës që e ushqejnë çdo ditë kuriozitetin e publikut, ai ka zgjedhur ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes. Rrjedhimisht, familja e tij nuk njihet nga publiku.
Por së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar disa foto që tregojnë këngëtarin krah bashkëshortes. Partnerja e tij nuk është shqiptare, ajo është nga Gjermani ku edhe ka jetuar me Mirin.
Në imazhet që po qarkullojnë, çifti shfaqet i qetë dhe i lumtur, edhe krah vajzës.
