Prej ditës së premte, rrjetet sociale janë mbushur me aludime për një sherr fizik mes Butrint Imerit dhe Finemit. Në qendër të këtyre zërave u përfshi edhe menaxheri, Denis Avdiu, për të cilin u spekulua se mund të ishte lënduar gjatë situatës. Sipas raportimeve ai dhe Butrinti kishin përfunduar në spital.

Denisi ka reaguar indirekt në rrjetet sociale duke  ndarë një video ku shfaqet në makinë pa shenja të dukshme në fytyrë.

Ky reagim megjithëse i tërthortë po lexohet nga ndjekësit si një “përgjigje” ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar intensivisht për rreth 24 orë. Ndërkohë, palët e përfolura nuk kanë bërë ende një reagim publik apo sqarim zyrtar.

IMG-2625