(Photo by Kevin Winter/Getty Images for Critics Choice Association)

Filmi “One Battle After Another” u shpall filmi më i mirë në ceremoninë e Critics Choice Awards, e mbajtur të dielën në mbrëmje.

Gjithashtu, Paul Thomas Anderson fitoi çmimin për regjinë më të mirë për këtë film.

Në kategoritë e aktrimit, Timothée Chalamet fitoi çmimin për aktorin më të mirë për filmin Marty Supreme.
Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë për Hamnet.

Ndërkohë, “Sinners” fitoi katër çmime, përfshirë trofeun për kastin dhe ansamblin më të mirë, një kategori e re këtë vit, që iu dha Francine Maisle. Aktori Miles Caton u shpall aktori/aktorja e re më e mirë, Ryan Coogler fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal, ndërsa Ludwig Göransson u nderua për kolonën zanore më të mirë.
Jacob Elordi fitoi çmimin për aktor dytësor më të mirë për Frankenstein, ndërsa Amy Madigan u nderua si aktorja dytësore më e mirë për Weapons.

Fituesit në kategoritë e serialeve të limituara ishin Sarah Snook për All Her Fault, si dhe Erin Doherty, Stephen Graham dhe Owen Cooper për Adolescence, i cili fitoi gjithashtu çmimin për serialin e limituar më të mirë. Jimmy Kimmel Live! u shpall emisioni më i mirë talk-show.

Në kategorinë e serialeve dramatike, çmimet për aktrim shkuan për Noah Wyle dhe Katherine LaNasa për The Pitt, Tramell Tillman për Severance dhe Rhea Seehorn për Pluribus.

The Studio fitoi çmimin për serialin komedi më të mirë. Aktorët Seth Rogen dhe Ike Barinholtz, së bashku me Jean Smart për Hacks dhe Janelle James për Abbott Elementary, fituan çmime në kategoritë e aktrimit për komedi.
Kënga “Golden” nga KPop Demon Hunters u shpall kënga më e mirë, ndërsa filmi fitoi gjithashtu çmimin për filmin më të mirë të animuar.

Chelsea Handler u rikthye si prezantuese e ceremonisë për vitin e katërt radhazi. Organizata e kritikëve shtoi katër kategori të reja këtë vit: përveç kastit/ansamblit, kategoritë e reja janë seriali më i mirë varieté, dizajni i skenave aksion (stunt) dhe zëri.

Ceremonia e 31-të e Critics Choice Awards u transmetua drejtpërdrejt nga Barker Hangar në Santa Monica në kanalet E! dhe USA.