Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, në Top Albania Radio, në një moment kur vëmendja ndaj saj është rritur edhe për shkak të rolit të ri televiziv. 

Prej nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Kryemadhi është zyrtarisht opinioniste e reality show-t, krah Arbër Hajdarit, ndërsa spektakli moderohet nga Ledion Liço. 

Gjatë intervistës në TAR, pyetjet shkuan edhe te ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg. 

Pjesë nga intervista 

Salsano: Thonë që Iliri të ndjek nga burgu, të kënaq kjo?

Monika: Jo, nuk më kënaq

Salsano: Pse, mendon se të paragjykon?

Monika: Jo, nuk është se kam mendim se më paragjykon, por nuk dua të kem asnjë lidhje me të

Salsano: Asnjë mendim

Monika: Po

Elona: Monika, i lexon komentet që bëhen për ty

Monika: Jo

Elona: Do jetë ky Big-u më i mirë i të gjitha kohërave?

Monika: Mendoj se kjo është një sfidë e produksionit në radhë të parë, por edhe unë si një pike në këtë oqean në këtë produksion, është sfida jonë për t’a kthyer Big-un në një instrument, që të mos bëhemi kopje e çdo bigu, por çdo Big të ketë individualitetin e vet, e kjo është ajo që u them banorëve ‘bëni lojën tuaj, jo kopjen e Big të tjera’.