Nora Istrefi dhe Robert Berisha duket se po kalojnë disa ditë pushimi në një ambient dimëror, duke konfirmuar edhe një herë se marrëdhënia e tyre mbetet një nga marrëdhëniet më të shëndetshme edhe pas ndarjes.

Sipas postimeve të fundit në Instagram, të dy kanë publikuar “story” nga i njëjti vend, ku shihet një pistë skijimi e mbuluar nga bora. Edhe pse nuk kanë ndarë fotografi së bashku, pamjet e ngjashme, të realizuara nga ballkoni i të njëjtit hotel, tregojnë se ish çifti po qëndron në të njëjtin ambient, të shoqëruar edhe nga vajza e tyre, Renee.

Nora dhe Roberti janë komentuar shpesh si prindër të përkushtuar, të cilët nuk hezitojnë të jenë bashkë në festa apo pushime kur bëhet fjalë për momentet e rëndësishme të Renee, duke i dhënë asaj praninë e të dy prindërve.

Në media, dyshja është përmendur disa herë si shembull pozitiv për mënyrën si kanë menaxhuar bashkëprindërimin pas divorcit, duke ruajtur një raport të qetë dhe miqësor, me prioritet mirëqenien e vajzës së tyre.