
Viktima e parë nga moti i keq në vendin tonë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se është gjetur i pajetë nga polumbarët e RENEA-së, 54-vjeçari me iniciale A.H. Ai është marrë nga rrjedha e ujit dhe është gjetur pranë kanalit kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
