Reagimet pas deklaratave dhe komenteve të babait të Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, kanë vazhduar të mbeten në qendër të diskutimit publik. Së fundmi, këngëtarja Anjeza Shahini ka dalë hapur në mbrojtje të Mirit, duke e konsideruar mënyrën si është trajtuar ai në rrjet dhe në hapësirën publike si një formë linçimi dhe dhune mediatike.

Në një reagim të gjatë, Shahini thekson se debati ka kaluar kufijtë e një loje televizive dhe është shndërruar në një gjyq moral të bërë nga turma, ku etiketime të rënda shpërndahen me lehtësi, pa matur pasojat. Sipas saj, Big Brother është një format argëtimi dhe jo një sallë gjyqi ku një person shpallet fajtor nga opinioni publik.

Në qendër të reagimit, artistja sjell edhe një episod personal, duke zbuluar se rreth 20 ditë para hyrjes së Mirit në shtëpi, ata kanë pasur një bisedë të sinqertë. 

20 ditë përparpa se Miri të futej në Big (ku unë nuk doja sepse ndryshe nga unë, Miri ende beson në dashamirësinë e fuqive mediatike) më tha: "Nuk dua as mbështetje as ndihmë, nëse njerëzit do më
duan për atë që jam dua të votohem për atë që jam"

Kaq i drejtë është Miri. Akoma mendon se njerëzit nuk shpifin, se njerëzit nuk paguajnë për komente të shëmtuara, se njerëzit nuk bëjnë komplote për ta denigruar një qenie njerëzore deri në palcë. Miri që
sot zihet dhe nesër sigurohet që nuk ka humbur një shok, Miri që të pyet para se të të përqafojë, Miri që vendos veten në rrezik për të mbrojtur më të dobtit sot akuzohet nga një prind i një vajze të rritur që është po aq e përfshirë në një lojë sa edhe Miri si një "pervers". Nuk kanë faj, sepse "pervers" ka shumë por ata nuk dalin në Big Brother ata i keni në shtepi, duke bërë si burra të ndershëm nga ata me "namaz". Miri është i rritur me dashuri, ai jep shumë dashuri, dashuri të sinqertë nga ajo që është harruar nga shumë.
Të etiketosh nje njeri me zemër të artë si të Mirit me epitete të tilla është kriminale dhe për këtë shpresoj që Miri të ketë hapsirë të marrë masa të duhura një ditë. Ju lutem mos u bëni viktimë të veprave kriminale mediatike i dashur publik. Big Brother është vetëm një lojë televizive që në shumë vende të botës as nuk shihet e jo më të merret kaq seriozisht sa të harrojmë ndjenjat njerëzore.
Miri sa mirë që je brenda dhe ende nuk di gjë sepse zemra jote e butë do të vritej padrejtsisht. Ata që të njohin të duan shumë. Ki durim sepse ata qe sot hedhin baltë mbi ty do të krusen përpara pastërtisë tënde një ditë.