Ka diçka simbolike kur një ikonë stili si Gigi Hadid ndërron ngjyrën e flokëve: nuk është thjesht një ndryshim look, është një sinjal i qartë se ku po shkon estetika e radhës. Këtë herë, “lamtumirë bionde” është zyrtare. Hadid ka hyrë në epokën e saj me tone të errëta, duke prezantuar një bob të shkurtër, të zi mat, me një finish kadifeje që e bën pamjen të duket luksoze, e pastër dhe jashtëzakonisht moderne.

Në bashkëpunim me stilistin Dimitris Giannetos, Gigi solli një interpretim të freskët të bobit minimalist brun. Në vend të një të zeze me shkëlqim të fortë apo një ngjyre dramatike “të lagur”, ky version vjen me një përfundim mat, që e thith dritën në mënyrë delikate dhe krijon një teksturë vizuale më të pasur. Rezultati është një e zezë “e thellë”, por e butë në sy, më sofistikuar dhe më editorial.

“E dua të luaj me flokët e Gigi, ajo është vërtet muza ime e flokëve”, është shprehur Giannetos për look un e ri të supermodeles. “Ajo është gjithmonë e hapur për të krijuar diçka të re, dhe ky look është jashtëzakonisht i fuqishëm mbi të.”

Bob i ri, i prerë pak poshtë nofullës, ka lëvizje të saktë, por jo të ngurtë. Është i pastër në vijë, i strukturuar, por i veshshëm në jetën reale. Kjo e bën të gjithanshëm: mund të futet lehtësisht pas veshit për një efekt lozonjar dhe elegant, ose të stilohet me disa fije që kornizojnë fytyrën për më shumë butësi.

Ajo që e bën realisht këtë look të dalë nga “të zakonshmet” është përfundimi mat. Ndryshe nga e zeza me shumë shkëlqim, efekti mat e bën ngjyrën të duket më e thellë dhe më bashkëkohore. Në të njëjtën kohë, e zeza mat i thekson tiparet, e ngre vëmendjen te sytë dhe i jep fytyrës një kornizë të fortë, me një frymë mode që funksionon si për ditën, ashtu edhe për mbrëmjen.

“Ky tonalitet mat i zi është epoka më e re e ‘të zezës së vërtetë’, i pasur dhe si bojë, pa nëntone të kuqe”, shpjegon Giannetos. “Kemi kaluar përtej nuancës tradicionale blu në të zezë, drejt diçkaje më të ngritur dhe më fashion forward.”

Edhe prerja ka detajet e saj. “Për prerjen, zgjodhëm një mini bob, një version më chic i micro bob”, vazhdon ai. “Është francez, i bukur dhe modern pa u përpjekur. Forma deri te mjekra lejon shumë variacione, qoftë i futur pas veshit me lojë, qoftë i stiluar me pjesë që kornizojnë fytyrën.”

Kjo pamje përputhet në mënyrë perfekte me atë që po quhet minimalizëm i ngritur për 2026: linja të pastra, qetësi vizuale, bukuri pa zbukurime të tepërta. Dhe pikërisht për këtë, bob i zi mat bëhet një “kanavacë” ideale për modën: shkon po aq mirë me grim natyral sa me një pamje më dramatike, lidhet bukur me veshje të thjeshta, me tailoring, me fustane minimaliste, por edhe me kombinime më edgy, pa e “ngrënë” outfit in.

Nëse dikush do ta riprodhojë look un e Gigi Hadid, çelësi është finish i. E zeza duhet të duket intensive, por e butë, pa shkëlqim të tepërt. Kjo arrihet duke i dhënë flokut ushqim dhe shëndet, por pa e mbingarkuar me vajra të rëndë që e kthejnë mat in në glossy. Stilimi mund të jetë i lëmuar dhe i rregullt, ose pak i teksturuar, por gjithmonë i pastër, i kontrolluar dhe me vijë të qartë.

Ky transformim nuk është thjesht një ngjyrë e re. Është një deklaratë: më pak zhurmë, më shumë formë. Më pak efekt, më shumë prani. Dhe nëse 2026 ka një prerje që duket se thotë “kam vetëbesim edhe pa e ngritur zërin”, ky bob i zi mat e thotë fiks kështu.

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)