Nëna e banores së “Big Brother VIP 5”, Nebahate Selmani, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me situatat që po diskutohen brenda dhe jashtë shtëpisë, në lidhje me raportin e së bijës, Brikenës, me Mateon.

Reagimi i saj ka ardhur në formën e një mesazhi drejtuar emisionit “Fan Club”, pasi, siç shprehet ajo, nuk ka mundësi të jetë e pranishme fizikisht në studio për shkak të angazhimeve në punë. Në mesazh, zonja Selmani kërkon që jeta private e vajzës së saj, veçanërisht çështjet e së kaluarës, të mos kthehen në temë debati publik.

Ajo thekson se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë “diçka njerëzore”, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, duke nënvizuar se nuk ka arsye të hapen tema të vjetra apo të vendosen në qendër të vëmendjes persona e situata që sot nuk kanë rëndësi. Mesazhi shoqërohet edhe me një thirrje për respekt, duke kërkuar që secili të vazhdojë lojën dhe jetën e vet pa e zgjatur më tej këtë diskutim.

Në fund, Nebahate Selmani shprehet krenare për Brikenën dhe mënyrën se si ajo po e përballon eksperiencën, ndërsa e mbyll reagimin me një qëndrim të prerë: tema konsiderohet e mbyllur dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme.

Deklarata e plotë

Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzën time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio. Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi t’i them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo! Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt! Unë si nënë jam krenare për vajzën time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet! Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme! Ju faleminderit për mirëkuptimin.