Viti që lamë pas e ktheu turizmin në një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe, pa dyshim, të shkëmbimit të kulturave, jo vetëm për qytetet më të vizituara, por edhe për ato që zgjeruan rrugët e aksesit me më shumë fluturime. 

2026-a do t’jua lehtësoj gjithashtu udhëtimet, duke ofruar kombinime interesante me çmime të mira. Destinacionet që na janë dukur të largëta, apo jo të interesit më të lartë për t’u zbuluar, duket se do të kthehen në trendin e këtij viti.

Nëse qytetet më të vizituara për vitin 2025, të cilat nuk mungonin në asnjë listë renditjesh, ishin ato të zhurmshme dhe masive për turistët si Bangkoku, Hong Kongu, Stambolli e të tjerë të ngjashëm, këtë vit preferencat duket se do të ndryshojnë. 

Greqia pritet të jetë një nga pikat më kryesore të verës, me një fluturim të ri nga Tirana drejt Kalamatas, si edhe me disa mundësi të ngjashme drejt Kretës apo Athinës. Turqia, gjithashtu, nuk do ta këtë të përqëndruar turizmit vetëm në Antalyan e resorteve fantastike, por edhe në Bodrum apo Fethiye.

Përzgjedhja e datave dhe sezoneve, akomodimi dhe fluturimet janë të gjitha elemente kyç për të organizuar një udhëtim, i cili përveçse mbetet në memorie, qëndron edhe brenda kufijve të një buxheti të arsyeshëm.