
Skýra Retreat në Lapland, njohur ndryshe si qyteza e Santa Claus, po rishkruan një standard të artë të pushimeve nordike me natyrë wellness. Vetëm një muaj nga hapja e bujshme, Skýra ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Hoteli butik është i rrethuar nga natyra, duke krijuar një peisazh e pamje mbresëlënëse nga çdo kënd i tij. Vetëm 20 km nga Rovaniemi, retreat-i është konceptuar si një përvojë që bën bashkë dizajnin nordik, kulturën lokale dhe luksin modern.
I vogël, me ndjesi romantike dhe intime, Skýra ka disa mundësi akomodimesh si Grande Suites, ku çdo dhomë e kësaj tipologjie ofron sauna private; Log suites, vilat e drurit me dalje në pyll, si edhe Private Lakeside Villa, vilat private buzë liqenit me shërbim të personalizuar.
Spa-ja e Skýra, e quajtur Nordic Spa, ofron sauna panoramike, jacuzzi të jashëm, cold plunge në liqen, si edhe disa trajtime relaksuese për pushuesit e saj, përfshirë masazhet aromatike apo seanca private në saunën tradicionale. Aktivitetet që mund të përjetoni gjatë qëndrimit përfshijnë yoga në mëngjes, eskursione të personalizara dhe “forest bathing”.
Për sa i përket kulinarisë, menuja ndryshon sipas stinëve, duke ruajtur cilësinë e lartë të produkteve lokale, freskinë dhe shijen. Çdo element e bën këtë përvojë shumëdimensionale dhe të paharrueshme.
