
Selvije Jao ka publikuar së fundmi një postim emocional në rrjetet sociale, ku shpreh hapur dhimbjen dhe mungesën që ndjen për Shpatin, duke e përshkruar këtë periudhë si një realitet që nuk e kishte imagjinuar kurrë.
Në rreshtat e ndarë me ndjekësit, Selvija flet për netët kur zgjohet dhe, në errësirë, pëshpërit emrin e tij, me shpresën siç e quan vetë të kotë se kjo mund ta afrojë sado pak me të. Ajo rrëfen se jeta ka marrë një drejtim të papritur, duke e lënë përballë një boshllëku që duket se nuk mbushet me asgjë.
“Çdo herë që mbyll sytë e gjej veten duke “kërcyer me kujtimet” e gjithçkaje që kanë ndërtuar bashkë, por zgjimi e rikthen në realitetin e hidhur të një lamtumire që, sipas saj, nuk deshi kurrë ta thoshte.
Postimi vijon me një reflektim të thellë për luftën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes. Edhe pse malli rëndon “si hije”, Selvija lë të kuptohet se, po të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, do ta zgjidhte sërish atë – në çdo version dhe në çdo moment.

