Rina Balaj duket se po jeton një kapitull të ri në jetën personale, por këtë herë ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut. Edhe pse kureshtja e fansave është e madhe për të zbuluar kush është djali që i ka fituar zemrën, artistja nuk ka dhënë asnjë emër dhe nuk ka publikuar asnjë detaj identifikues.

Megjithatë, përmes batutave dhe rrëfimeve në emisionin “Vibin’”, Rina ka lënë të kuptohen mjaft gjëra për profilin e partnerit të saj një djalë që, siç duket, nuk ka asgjë të përbashkët me botën e showbiz-it.

Ajo e theksoi qartë: dëshiron që ai të mos jetë person publik. Madje, Rina tregoi se partneri i saj nuk ka fare Instagram dhe e konsideroi këtë si një “green flag”, pra një shenjë pozitive që e bën edhe më tërheqës në sytë e saj.

Edhe pse emrin nuk e thotë, artistja zbuloi se e thërret me një pseudonim të veçantë: “Bërdi”.

Si e përshkruan Rina djalin ideal?

Nga çfarë la të kuptohet gjatë intervistës, portreti i “Bërdi-t” sipas Rinës ndërtohet mbi disa pika që i pëlqejnë fort:

Misterioz dhe selektiv
Rina pranon se e tërheqin djemtë misteriozë, ata që nuk janë të hapur me këdo dhe që nuk e kërkojnë vëmendjen e çdo vajze. Për të, ai duhet të ketë diçka “intriguese”, që të bën të mendosh më shumë.
Fiziku: jo muskuj, jo “mirror selfies”
Artistja tha me shaka se ai nuk është tipi i palestrës që bën “mirror selfies”. Madje, ajo e pranoi me humor edhe detajin që u bë titull: ai “ka pak bark” gjë që për Rinën s’është aspak problem, përkundrazi, e bën më “real”.
Punëtor, ambicioz dhe familjar
Rina theksoi se vlerëson meshkujt punëtorë e ambiciozë, por edhe ata që kanë një raport të fortë me prindërit dhe familjen.
Komunikimi dhe vëmendja
Për të, marrëdhënia ideale nis që me mesazhet e mëngjesit. Ajo la të kuptohet se vëmendja e vazhdueshme është thelbësore: nëse partneri nuk është prezent dhe nuk i kushton rëndësi, “nuk është i duhuri”.