Greqia nuk është vetëm e ishujve me famë të madhe si Santorini apo Mykonos, por edhe e diamantëve të fshehur, të cilët në heshtjen e tyre ofrojnë paqen dhe qetësinë që pikërisht pushimet simbolizojnë.

Parosi është ishulli i njohur për plazhet e bukura me rërën e shkrifët, lulet rozë që kacavirren nëpër kornizat blu të dyerve dhe qytezat karakteristike të bardha si Parikia, i cili prej disa sezonesh verore, po tërheq vëmendjen e gjithë botës.

Pushuesit e përzgjedhin Parosin jo vetëm për të eksploruar rrugicat e veçanta dhe brigjet e famshme, por edhe për jetën e gjallë të natës që përqëndrohet në Naoussa, apo tavernat tradicionale greke, duke ofruar një turizëm gjithëpërfshirës. 

Piktoresk në çdo kënd të tij, shtëpizat e vogla ku mund të akomodoheni do t’ju dhurojnë pamje nga porti, peshkatarët, apo arkitektura ku dallon mermeri Parian, i përdorur në skulpturat antike. 

Afër me Naxos-in, Milos-in dhe disa ishuj të tjerë të ngjashëm, në Paros nuk shkrepen vetëm foto të bukura, por krijohen momente që mbahen mend gjatë.