Roma është qyteti i arkitekturës madhështore, gjurmëve të historisë dhe rrugicave romantike, ku pastat, tiramisutë dhe gotat me Aperol Spritz dallojnë në tavernat e vogla karakteristike. 

Vetëm disa hapa nga Piazza di Spagna ndodhet “Hotel De La Ville”, hotel i rrjetit të famshëm “Rocco Forte”, i cili në tarracën e tij, ka një ndër bar-restorantet më panoramike dhe chic të Romës. 

Cielo Rooftop është zgjedhja ideale për vendasit, si edhe turistët që duan të shijojnë një koktejl të përgatitur mjeshtërisht, një drekë të lehtë apo një darkë romantike nën dritat e ulëta. 

Pamja e mrekullueshme mbi Romën historike dhe kupolat e saj, tingujt e muzikës dhe menuja e gjerë, ku dallojnë shijet Mesdhetare, e bëjnë atmosferën në këtë ambient të veçantë. 

Me çmime të larta, mesatarisht 25 euro koktejlet, kod veshjeje që rekomandohet të jetë elegant, i hapur nga dreka deri në mesnatë, si edhe me ekskluzivitetin e  rezervimeve, Cielo Rooftop veçohet nga baret e ngjashme.