Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe disi makabër, por me një funksion shumë të thjeshtë, është bërë viral në Kinë, duke iu përgjigjur një nevoje reale të jetës në qytetet moderne (dhe të vetmuara).
Aplikacioni quhet “A ke vdekur?” dhe funksionon si një sistem digjital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesi duhet të shtypë një buton për të konfirmuar se është mir“A ke vdekur?”: Aplikacioni kinez që po kthehet në fenomen global
Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe disi makabër, por me një funksion shumë të thjeshtë, është bërë viral në Kinë, duke iu përgjigjur një nevoje reale të jetës në metropolet modern (dhe të vetmuara).
Aplikacioni quhet “A ke vdekur?” dhe funksionon si një sistem digjital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesi duhet të shtypë një buton për të konfirmuar se është mirë, ose të paktën gjallë. Nëse kjo nuk ndodh, aplikacioni njofton menjëherë kontaktin e caktuar të emergjencës, duke sinjalizuar se diçka mund të ketë ndodhur.
Edhe pse u lançua në maj të vitit të kaluar, javët e fundit ka fituar popullaritet, veçanërisht mes të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet e mëdha kineze. Si rezultat, ai është shndërruar në aplikacionin me pagesë më të shkarkuar në vend.

Sipas të dhënave të raportuara nga mediat kineze dhe një analize të BBC-së, deri në vitin 2030 numri i njerëzve që jetojnë vetëm në Kinë mund të arrijë në 200 milionë. Pikërisht kësaj audience i drejtohet aplikacioni, i cili e përshkruan veten si “një shoqërues diskret sigurie” për punonjës, studentë apo këdo që ka zgjedhur të jetojë vetëm.
Në rrjetet sociale kineze, përdoruesit thonë se aplikacioni u jep një ndjenjë qetësie dhe sigurie.
“Njerëzit që jetojnë vetëm, në çdo moshë, kanë nevojë për diçka të tillë”, shkruan një përdorues, ndërsa të tjerë flasin hapur për frikën se mos u ndodh diçka pa e kuptuar askush.
Një prej tyre është Wilson Hou, 38 vjeç, i cili punon në Pekin larg familjes.
“Më shqetëson ideja se mund të më ndodhë diçka dhe askush të mos e kuptojë”, tha ai, duke shpjeguar se ka caktuar nënën e tij si kontakt emergjence.
Megjithatë, emri i aplikacionit ka ngjallur edhe kritika. Disa e konsiderojnë tepër të errët apo ogurzi dhe sugjerojnë emra më neutralë ose pozitivë. Kompania që qëndron pas kësaj ideje, Moonscape Technologies, ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht mundësinë e ndryshimit të emrit.
Në arenën ndërkombëtare, aplikacioni njihet me emrin Demumu dhe renditet lart në listat e aplikacioneve me pagesë në vende si SHBA-ja, Singapori dhe Australia.
Me një çmim prej vetëm 8 juanësh (rreth 1 euro), “Are You Dead?” nisi si një projekt i vogël nga një grup të rinjsh nën 30 vjeç, por sot po shndërrohet në një ide premtuese teknologjike. Ekipi po shqyrton gjithashtu zhvillimin e një versioni të ngjashëm për të moshuarit, në një vend ku mbi 20% e popullsisë është mbi 60 vjeç.
Sipas ekspertëve të demografisë sociale, nevoja për aplikacione që mbështesin njerëzit që jetojnë vetëm është reale dhe në rritje.
Ky trend pasqyrohet edhe në statistikat zyrtare: në vitin 2024, Kina regjistroi për të tretin vit radhazi rënie të popullsisë, ndërsa në vitin 2023 humbi titullin e vendit më të populluar në botë, i cili i kaloi Indisë.