Trendi i çantave të kashtës ka përkuar gjithmonë me periudhën e verës dhe plazhin, kur njerëzit i përzgjidhnin jo vetëm si një artikull interesant, por edhe praktik.

Sot, çantat e kashtës përdoren në përditshmëri, kombinuar me veshje të thjeshta dhe ngjyra neutrale, duke iu dhënë një prekje të lehtë dhe verore, pa humbur elegancën.

Vitet e fundit, disa shtëpi mode i kanë rikthyer këto modele në “statement pieces”. Loewe konsiderohet si një nga markat e para që transformoi çantën tradicionale të kashtës, duke e kthyer në një aksesor luksi, rreth vitit 2010.

Jacquemus, Miu Miu dhe Prapa e përqafuan këtë trend dhe i sollën çantave të kashtës një frymë më sensuale, lozonjare dhe femërore. 

Chloe dhe Givenchy gjithashtu, erdhën në treg me variantet e tyre të çantave të kashtës, me çmime më të arsyeshme, por duke ruajtur të njëjtin funksionalitet dhe karakter që e bën këtë model të veçantë.