Në vitin 2011, komedia romantike “Monte Carlo” u kthye në fenomenin e Hollywood-it, por edhe në një nga filmat më të dashur për shikuesit në të gjithë botën. Selena Gomez, Leighton Meester dhe Katie Cassidy ishin pjesë e kastit kryesor, duke kontribuar edhe në suksesin e filmit. 

“Monte Carlo” sjell historinë e tre shoqeve amerikane që shkojnë për pushime në Paris. Një ngatërresë e papritur identitetesh me një trashëgimtare të pasur, i çon në një aventurë të veçantë në “Hotel de Paris”, hotelin e famshëm në Monte Carlo. 

Filmi ndihet si një arratisje vere dhe shfaq bukur elegancën e Rivierës Franceze nëpërmjet notave të romancës, modës dhe pamjeve luksoze. “Monte Carlo” është filmi që ju shkëput nga monotonia e përditshmërisë dhe ju çon për dy, në një botë më të ndritshme. 

Pamjet nga Parisi apo Monaco shërbejnë jo vetëm si sfond, por edhe si pjesë aktive e rrëfimit, duke krijuar ndjesinë e të qenit brenda një “arratisjeje” që i përngjan një përralle moderne. Prandaj njerëzit e kanë përqafuar atëherë dhe me të njëjtën dashuri i rikthehen sot. 

“Monte Carlo” çel portën e imagjinatës se jeta mund të ndryshoj brenda një nate. Mes porteve të jahteve, dhomave të “Hotel de Paris” dhe seteve të Bvlgari-t me varësen ikonike blu që shkëlqen teksa Selena Gomez e vendos në personazhin e Cordelia-s, ky është filmi që i afrohet ëndrrave.