Pranverën e kaluar, Bvlgari festoi 140 vjetorin e tij me shpalosjen e koleksionit “Aeterna”, i cili përbëhej nga më tepër se 500 kryevepra të bizhuterisë së lartë, orave, çantave dhe aromave.

Mbrëmja madhështore në Terme di Diocleziano, në Romë, kishte të ftuar yje të kinematografisë si Anne Hathaway, Isabella Rossellini, Carla Bruni dhe Prianka Chopra. 

Mes tyre dallonte “Serpenti Sapphire Echo”, gjerdani i cili tërhoqi vëmendjen e të ftuarve, mediave dhe kritikëve të modës. I realizuar në ar të bardhë, me dy safirë blu nga Sri Lanka, secili prej 37 karatësh dhe të prerë në formë dardhe. 

Safirët që qëndrojnë si pendë elegante, lidhen me kokat e gjaprit përmes diamantëve me prerje rrethore, duke e kthyer këtë gjerdan jo vetëm në një copëz koleksioni bizhuterish, por në “art” që plotëson feminilitetin e dekoltesë.

Sekreti i tij është funksioni i dyfishtë që ka, sepse safirët mund të hiqen nga gjerdani dhe të përdoren si vathë. Luksi më i rafinuar, si ai i Bvlgari-t, vjen me funksionalitet, po aq sa me bukuri!