Dea Mishel ka treguar ndërhyrjen estetike që ka kryer.

Gjatë emisionit “Mirëmbrëma Yje”, ajo rrëfeu se ka bërë filler (mbushës) në buzë dy herë, por është penduar menjëherë.

Sipas Deas, rezultati nuk ishte ashtu siç ajo e dëshironte, ndaj në të dyja rastet i ka shkrirë mbushësit brenda një jave.

“Shkova t’i bëja sepse pata atë fiksimin që po i bënin të gjithë dhe më dukej vetja tamam si ajo shprehja ‘buzëviç’, sepse më kishin dalë tepër të enjtura. Gjë më të keqe nuk kisha bërë ndonjëherë në fytyrën time. Babai më thoshte se duhej të ndërroja foton e pasaportës dhe u bullizova nga e gjithë familja, ndaj sapo ra enjtja fillestare i shkriva. Këtë gjë e kam bërë dy herë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, edhe herën e dytë, cikli u përsërit.