A$AP Rocky zbuloi së fundmi në një intervistë se ishte nëna e tij, Renee Black, ajo që, le të themi, e bëri bashkë me Rihanna-n. Sipas reperit, në kohën kur ai dhe këngëtarja ishin ende vetëm miq, nëna e tij kishte vënë re lidhjen e veçantë mes tyre dhe i tha hapur:

“E di që të pëlqen jeta që po bën tani, por unë dua që të jesh me Ririn”.

Në fillim, A$AP Rocky e mori këtë koment me shaka, duke u shprehur se nuk kishte ndërmend të krijonte një lidhje dhe se Rihanna ishte thjesht një shoqe e ngushtë. Por Renee këmbënguli, duke theksuar se mes tyre kishte diçka të vërtetë dhe se ai duhej ta merrte seriozisht në konsideratë. Reperi pranoi se këshilla e nënës së tij e bëri të reflektonte dhe ta shihte këngëtaren nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.

“Nënat e dinë gjithmonë se cila është më e mira”, tha ai.

Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, kanë tashmë tre djem dhe një vajzë. Ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura të showbiz-it. A$AP Rocky shtoi se shtysa fillestare e nënës së tij ishte vendimtare, pasi pa të mund të mos e kishin nisur lidhjen kaq herët.