Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania 5”, duket se po tjetërsohet.
Së fundi, Miri ka akuzuar Selin se është bërë pjesë e një komploti kundër tij.
“Ti u bëre pjesë e një komploti që e shfrytëzuat kur unë ika nga krevati. Prandaj doje ti që të ikja unë nga krevati që t’i binit Mirit?” –tha Miri.

Ai gjithashtu theksoi se Selin duhet të ishte mirënjohëse për sjelljen e tij ndaj saj:

“Unë me atë që dua e dua deri në fund, nuk jam si puna jote që shkon njëherë këtej, njëherë andej. Kush je ti? Çfarë do nga unë? Ke ndonjë interes te unë? Jashtë, pozicionim. Sot shtëpia është e pozicionuar dhe ti tregon që unë atë djalin e kam në krah. Krevati iku, por unë e kam në krah atë sepse më ka mbrojtur atëherë kur duhet.”