Romina, bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, ka reaguar sot publikisht ndaj zërave që flasin për një ndarje mes tyre, duke i quajtur të pavërteta. E ftuar në “BBV Fan Club”, ajo theksoi se në marrëdhënien e çiftit nuk ka asnjë krizë dhe se vijon ta mbështesë plotësisht Erikun gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP 5”.

Gjatë intervistës, Romina ndau edhe prapaskenën e vendimit për hyrjen e tij në reality show, duke treguar se fillimisht nuk ishte dakord. Sipas saj, arsyeja lidhet me mënyrën si Eriku i përjeton situatat: emocional, i drejtpërdrejtë dhe i ndjeshëm ndaj presionit të lojës.

Ajo shpjegoi se “Big Brother” është një format që e vendos njeriun nën një peshë të madhe psikologjike, ku shpesh preken tema personale dhe përdoren “të gjitha kartat” në funksion të strategjisë. Në këtë kontekst, Romina tha se temperamenti i fortë i Erikut dhe fakti që ai i merr gjërat “afër zemrës” ishin pikërisht arsyet pse e kishte parë me dyshim këtë hap. Madje, ajo u ndal edhe te perceptimi i krijuar herë pas here brenda shtëpisë, duke theksuar se Eriku nuk është “ai agresivi” që mund të tentohet të etiketohet.