Vesa Luma ka zgjedhur të flasë hapur për një temë që prej kohësh ka nxitur komente në rrjet: ndryshimin e saj fizik dhe rënien në peshë. Në një postim të titulluar “Monday Reflections”, këngëtarja sqaron se pas transformimit nuk qëndron aspak “qejfi për pamje”, por një sfidë reale shëndetësore që e shoqëroi për rreth tre vite.

Sipas Vesës, gjithçka nisi kur filloi të ndjente shqetësime të pazakonta: fryrje të pashpjegueshme, lodhje dhe mungesë energjie. Ndërkohë që në publik përflitej për ndërhyrje estetike, botox apo filler, ajo thotë se e vërteta ishte krejt tjetër dhe shumë më serioze. Pas analizave dhe kontrolleve, Vesa zbuloi se kishte rezistencë ndaj insulinës, një gjendje që sipas saj po e shtynte trupin drejt diabetit të tipit 2.

Në përpjekje për ta stabilizuar gjendjen, këngëtarja tregon se fillimisht provoi alternativa të tjera mjekësore, përfshirë Metforminën, por pa rezultat. Kjo e çoi në një vendim që e përshkruan si të vështirë: nisjen e trajtimit me Ozempic në tetor të vitit të kaluar. Ajo pranon se kishte frikë nga efektet anësore, si të përzierat dhe dobësia trupore, por prioritet mbeti kontrolli i sheqerit në gjak.

Rezultatet, sipas rrëfimit të saj, u panë brenda dy muajsh: parametrat shëndetësorë u stabilizuan dhe ajo humbi rreth 7 kilogramë. Megjithatë, Vesa thekson se procesi nuk ishte vetëm fizik, por edhe psikologjikisht i lodhshëm, që kërkonte durim dhe qetësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)