Hotelet nuk duhen trajtuar vetëm si një mënyrë akomodimi gjatë udhëtimeve, por si eksperienca që zgjerojnë horizontin dhe afrojnë ëndrrat me realitetin.

Disa hotele dhe resorte ofrojnë më tepër se dhoma luksoze dhe kulinari cilësore, por peisazhe që të marrin frymën, ku natyra dhe uji shkrihen së bashku, apo arkitekturë që sfidon kufij.

Nuk është e papritur që, nga ballkoni i një dhome diku në një nga kryeqytetet e botës, të vëresh rrugicat plot e përplot me turistë, ndërsa blejnë suvenire, apo copëza të ndërtesave më të famshme.

Por, kur pishinat derdhen në oqeane, shkëmbinjtë rrethohen nga palmat, mëngjesin j’ua shërbejnë xhirafat, apo shkretëtirën e mbulon uji, këto, pa dyshim që janë përvoja të rralla.

Udhëtimet e shkurtra, ndonëse joshin më shpesh për shkak të afrimitetit të distancave apo ofertave të mundshme, janë në fakt, strehat e fshehura diku nëpër cepat e botës, që ofrojnë ekperienca “Once in a lifetime”.